Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

Vengu: Jemi mes Washingtonit dhe Brukselit. Marrëveshja Shqipëri-Kosovë-Kroaci kundër askujt

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, deklaroi sot, më 26 janar, se Shqipëria po ndërton strategjinë e saj mbrojtëse dhe po fokusohet në forcimin e Forcave të Armatosura dhe strukturave të Emergjencave Civile. Sipas tij, modernizimi dhe investimi në personel dhe pajisje është një prioritet strategjik për vendin. “Ministria e Mbrojtjes do të rrisë pagat, që deri në vitin 2029 të arrijmë mesataren e pagave të NATO-s. Synojmë të kemi 30 përqind forca aktive dhe profesionale, dhe po rrisim numrin e të rekrutuarve, që tregon se Forcat e Armatosura shihen si një punë e rëndësishme nga të rinjtë shqiptarë”, deklaroi Vengu. Ministri bëri me dije se një pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të qeverisë është përmirësimi i cilësisë së trajnimit dhe arsimit ushtarak. “Do të investojmë në...