Vendoset sot për imunitetin e Ballukut, PD protestë para dhe brenda Kuvendit, skenarët që priten të ndodhin

Vendoset sot për imunitetin e Ballukut, PD protestë para dhe brenda Kuvendit, skenarët që priten të ndodhin

Partia Demokratike do të protestojë sot para godinës së Kuvendit, në të njëjtën kohën kur në seancën plenare pritet të votohet kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Sipas njoftimit zyrtar, protesta do të nisë në orën 10:00, ndërsa Policia e Tiranës ka marrë masa për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë zhvillimit të tubimit. Që dje, zona përreth Parlamentit është rrethuar me gardh metalik, ndërsa pritet një prani e shtuar e forcave të policisë për të shmangur çdo incident. Burime bëjnë me dije se situata mund të shoqërohet me tensione. Ndërkohë, deputetët e Partisë Socialiste janë njoftuar të paraqiten në Kuvend më herët se zakonisht dhe të mos mungojë asnjë, për të marrë pjesë në votimin e kërkesës së SPAK....