Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Vendimmarrja e çështjes Balluku, çfarë thuhet në njoftimin e plotë të Gjykatës Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese, në mbledhjen e saj të datës 6 shkurt 2026, ka marrë në shqyrtim kërkesën e Kryeministrit të Shqipërisë për konflikt kompetencash me Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar lidhur me pezullimin nga detyra të zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku. Në përfundim, Kushtetuesja u nda 4 me 4, gjë që rrëzon automatikisht kërkesën për të hequr masën e pezullimit dhe duke konstatuar se trupa gjykuese nuk arriti shumicën e nevojshme për një vendimmarrje unifikuese mbi thelbin e çështjes. NJOFTIMI I PLOTË I VENDIMMARRJES: Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave...