Vendimi për Ballukun, Zogaj: Vota në Kuvend një provë e së vërtetës
Qëndrimi i Partisë Socialiste në Kuvend lidhur me çështjen “Balluku” dhe raporti i ri që po krijohet mes qeverisë dhe Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ishin në qendër të diskutimeve në emisionin “Trialog” në RTSH. Analisti i njohur politik, Preç Zogaj, ka zbërthyer strategjinë e mazhorancës, duke theksuar se votimi i socialistëve në Parlament nuk përbën më asnjë enigmë dhe se kryeministri i ka marrë tashmë parasysh kostot e këtij vendimi në sytë e ndërkombëtarëve. Vota si “provë e së vërtetës” për mazhorancën Sipas Zogajt, vendimi për të mos i hapur rrugë kërkesës së drejtësisë është një lëvizje e paralajmëruar. Deri më tani, mazhoranca ka mbajtur një qëndrim pro-drejtësisë kur bëhej fjalë për çështje që nuk preknin thelbin e qeverisjes së saj, por ky rast shënon...
Burimi:
ntv.al