Vendimi i Trump rrëzon propagandën/ Balliu: BE heq fondet, Amerika vizat

Vendimi i Trump rrëzon propagandën/ Balliu: BE heq fondet, Amerika vizat

Partia Demokratike ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për vendimin e fundit të Departamentit të Shtetit për pezullimin e vizave të emigrimit të qytetarëve shqiptarë, mes atyre të 75 vendeve të tjera. Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar vendimin e SHBA-së për pezullimin e vizave të emigracionit për shqiptarët. Ai është shprehur se nga ky vendim, qeverisë i rrëzohet propaganda e integrimit në Bashkimin Evropian, ndërsa përmendi edhe vendimet e vetë BE-së për disa raste të heqjes së fondeve. “Nuk vendosëm në të mbajmë këtë qëndrim por vendosën SHBA-të, kishin mundësi të na vendosnin edhe në lista të tjera me vendet e NATO-s por na vendosen në listë me vende që nuk kanë lidhje me parimet e shqiptarëve. Iu hoq e drejta qeverisë,...