Vendimi i Kushtetueses, akademiku: Anëtarët ose janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ose ka ndërhyrje nga jashtë

Vendimi i Kushtetueses, akademiku: Anëtarët ose janë marrë vesh me njëri-tjetrin, ose ka ndërhyrje nga jashtë

Akademiku Artan Fuga, gjatë një prononcimi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, analizoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen Balluku, duke përdorur “teorinë e lojës”, për të kuptuar vendimin 4-4 të gjyqtarëve. Sipas kësaj teorie, mundësitë janë ose probabiliteti që të dalë një rezultat i tillë, në këtë rast i ulët, ose që anëtarët e GJK të jenë marrë vesh me njëri tjetrin, ose të ketë ndërhyrje nga jashtë. Fuga deklaroi se ka edhe elementë problematikë në zbardhjen paraprake të vendimit. “Unë do të thosha, analizën time e bëra duke u mbështetur te teoria e lojës, një teori e famshme në ekonomi, me baza matematikore, në psikologji, sociologji dhe shpeshherë, themeluesit e saj marrin shembull nga pokeri, tenisi, dominoja, për ta bërë të thjeshtë....