Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Vendimi i KLGJ për ndihmësit ligjorë, Lamallari: Hap pozitiv për uljen e stokut të dosjeve

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit. Ai e cilëson si një lajm të mirë dhe një hap konkret në funksion të përmirësimit të sistemit të drejtësisë. Sipas ministrit Lamallari, ky vendim i shërben drejtpërdrejt uljes së stokut të dosjeve dhe përshpejtimit të procesit të dhënies së drejtësisë, një nga problematikat më të ndjeshme me të cilat përballet sot sistemi gjyqësor në vend. “Vendimi i Këshillit të Lartë Gjyqësor për miratimin e 41 vendeve vakante për ndihmës ligjorë në gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit, është një lajm i mirë. Një hap konkret që i shërben drejtpërdrejt uljes së...