“Vendimi i KLGJ për Irena Gjokën shkel Kushtetutën”, PD alarmon: Po varroset reforma në drejtësi

“Vendimi i KLGJ për Irena Gjokën shkel Kushtetutën”, PD alarmon: Po varroset reforma në drejtësi

Një ditë pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të mos pranuar raportin e Prokurorisë së Përgjithshme për Irena Gjokën, grupi parlamentar i PD-së ka reaguar në një deklaratë për mediat. Ata e cilësojnë vendimin e KLGJ-së si shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve, dhe një vendim që sjell dëme të parikuperueshme për sistemin e drejtësisë. Grupi i deputetëve demokratë kërkon nga KLGJ rishqyrtimin e çështjes dhe nga ILD që t’ia dërgojë sa më shpejt KLG-së për vendimmarrje çështjen e Irena Gjokës. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka reaguar pas vendimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor për të rrëzuar relacionin e Prokurorisë së Përgjithshme për gjykatësen Irena Gjokën. Në një deklaratë për mediat, deputetët e selisë blu thonë se kjo vendimmarrje e KLGJ-së është shkelje...