Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën, reagon zëdhënësi i tij, Lela: U kujtuan pas “pilafit”

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën, reagon zëdhënësi i tij, Lela: U kujtuan pas “pilafit”

Zëdhënësi i Sali Berishës, Alfred Lela, ka reaguar me ironi ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese, që e cilësoi arrestimin shtëpiak të Berishës si të tejzgjatur. Në një postim në rrjetet sociale, Lela e krahasoi këtë vendim me një batutë të njohur të komedianit amerikan George Carlin. “Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Berishën, 8 muaj pas pilafit, më kujton një batutë të komedianit amerikan George Carlin për shoferët kinezë. Të cilët, sipas tij, e ndezin sinjalin e makinës pasi e kanë marrë kthesën, si për të treguar se ku kanë qenë (jo ku duan të shkojnë)”, shkruan Lela.