Vendimi i GJK-së për Ballukun, Rama: S’gjeti forcën për të mos lejuar rimarrjen peng të Qeverisë! Do e vazhdojmë këtë betejë
Në podcastin e tij “Flasim”, si çdo të dielë, kryeministri Edi Rama foli për momentet më kyçe të javës politike, duke komentuar edhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese për lënien në fuqi të vendimit të GJKKO-së për pezullimin nga detyra të zv/kryeministren Belinda Balluku. “Gjykata Kushtetuese nuk e ka gjetur dot forcën për të mos e lejuar rimarrjen peng të Qeverisë së Shqipërisë, me një mjet të paparë dhe të padëgjuar në botën demokratike, siç është pezullimi i një anëtari qeverie nga një prokuror dhe një gjykatës nga një seancë paraprake, pra pa filluar akoma gjyqi. Kështu Shqipëria bëhet për herë të dytë në dy muaj shembulli i parë i një budallallëku botëror. Gjykata Kushtetuese u mbyt në lugën e ujit të turbullt, të atyre që...
Burimi:
vizionplus.tv