Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Vendimi i GJK për komisionet e Kuvendit, Balla: Do të rimiratohen

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka reaguar lidhur me vendimin Gjykatës Kushtetuese për shpallur të pavlefshëm vendimin e Kuvendit për ndryshimin e strukturës së komisioneve parlamentare. Ai thekson se Kuvendi i Shqipërisë duhet ta vazhdojë punën e tij me ndarjen aktuale të Komisioneve të cilat sipas tij do duhet të rimiratohen bashkë me ndryshime të tjera. “Nuk gjej dot asnjë lidhje mes të drejtës së Kuvendit për organizimin e punës së vet në komisione të përhershme dhe vendimit të sotëm të Gjykatës Kushtetuese. Pres me shumë kuriozitet vendimin e plotë për të kuptuar edhe atë çështjen e “të drejtës së shprehjes”, kur është fakt se deputetët kanë votuar dhe e kanë shprehur vullnetin qartazi me votë. Megjithatë mendoj se Kuvendi i Shqipërisë...