“Vendimi i GJK për Ballukun pritet..”, Kalaja: Drejtësia në Shqipëri kapet nga Rama për të goditur kundërshtarët
Në një analizë të situatës aktuale politike dhe të drejtësisë në vend, avokatja Adriana Kalaja lëshoi akuza ndaj qeverisë dhe sistemit gjyqësor, teksa u shpreh se ekziston një skemë e mirëfilltë për instrumentalizimin e drejtësisë me qëllim goditjen e kundërshtarëve politikë. E ftuar në një studio televizive, Kalaja u ndal tek dosjet publike që ‘ziejnë, nga vendimi i pritshëm i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e numrit dy të qeverisë, Belinda Balluku, dhe deri te trajtimi i diferencuar i zyrtarëve nga SPAK, duke theksuar se të gjitha rastet janë pjesë e një “zinxhiri” të vetëm që tregon kapjen e drejtësisë nga ekzekutivi. Sipas saj, vendimmarrja e Gjykatës Kushtetuese për Balluku pritet të jetë në favor të kryeministrit, duke e cilësuar kërkesën e qeverisë si një lëvizje...
Burimi:
sot.com.al