“Vendimi 44/25 i Kushtetueses rrëzon hetimet e ngritura mbi grabitjen e të dhënave nga celularët”
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas zbardhjes së vendimit nr. 44/25 të Gjykatës Kushtetuese, duke e cilësuar atë si një goditje themelore ndaj praktikës së sekuestrimeve gjenerike të celularëve dhe përvetësimit masiv të të dhënave private nga SPAK. Sipas Manjanit, vendimi përcakton qartë se hetimi penal nuk mund të ndërtohet mbi shkeljen e privatësisë dhe të drejtave kushtetuese, por vetëm mbi një proces të rregullt ligjor. “Jam shumë kurioz të shoh se si do justifikohet mbajtja në këmbë e çështjeve penale të hapura mbi bazën e të dhënave që janë marrë harbutërisht nga memoriet e celularëve! Vendimi 44/25 i Gjykatës Kushtetuese, i cili më në fund u zbardh, tregon qartë se : 1. Sekuestro e celularëve nuk është sekuestro e një sendi të...
Burimi:
javanews.al