“Vendi s’ka pasur tradhtar më të madh, se Edi Rama”/ Berisha: I futi thikën pas shpine ish-liderëve të UÇK
Kreu i PD-së, Sali Berisha, duke bashkëbiseduar me qytetarët dhe mbështetësit demokratë nga Sukthi i Durrësit, në Foltoren e radhës, akuzoi kryeministri Edi Rama si tradhtarin më të madh të Shqipërisë, që bashkëpunon me Serbinë dhe presidentin e saj Aleksandër Vuçiç në dëm të Kosovës. Ai u shpreh se Rama “i futi thikën pas shpine” edhe ish-liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, ndërsa e bëri përgjegjës për mosliberalizimin e vizave për Kosovën, si pasojë e ndërhyrjes së kryeministrit deri tek presidenti francez Macron gjatë vizitës në Tiranë. “Ky i futi thikën ish-liderëve të UÇK-së, u futi thikën pas shpine. Dhe çfarë thotë tani, që të kenë turp ata që paguajnë atë gjykatë. Ai nuk është asnjë gjë tjetër veçse një horr. Ajo gjykatë...
Burimi:
sot.com.al