‘Vendi në regres’, deputetët demokratë takohen me krerët e IRI dhe NDI: Rama ka kapur të gjitha pushtetet
Një grup përfaqësues i deputetëve të opozitës ka zhvilluar një vizitë në SHBA, ku është vënë theksi te çështjet me interes të përbashkët, si lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe zgjedhjet e lira dhe demokratike. Kryetari i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë këtë vizitë zyrtare në SHBA. Ata janë takuar me Drejtorin e Institutit Republikan Amerikan (IRI) Daniel Twining dhe Presidenten e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI) Tamara Cofman Wittes. Deputeti Bardhi ndau edhe një postim në rrjetin social Facebook. “Përfaqësuesit e opozitës kanë shkëmbyer informacionet e tyre mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe regresin që...
Burimi:
sot.com.al