“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

“Vend ku ligji të zbatohet”, Meta uron nga qelia: 2026, viti i përkushtimit për një Shqipëri më të drejtë

Ish-presidenti Ilir Meta ka uruar nga qelia të gjithë shqiptarët me rastin e ndërrimit të viteve. Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka uruar që viti 2026 të jetë i përkushtimit të madh për një Shqipëri më të drejtë dhe ku ligji është i njëjtë për të gjithë. “Gëzuar Vitin e Ri 2026! Të dashur qytetarë shqiptarë, Nga zemra ju uroj një Vit të Ri me shëndet, paqe, gëzim dhe mbarësi për ju, për familjet tuaja dhe për të gjithë të dashurit tuaj, kudo që ndodhen. Me besim në vlerat tona të përbashkëta dhe me sytë nga e ardhmja, ta mirëpresim 2026 si vitin e bashkimit, të guximit qytetar dhe të ringritjes së shpresës. Le të jetë ky një vit që na afron më...