Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Veliaj uron Krishtlindjen nga qelia: Drita gjithmonë fiton mbi errësirën!
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka përcjellë një mesazh urimi për Krishtlindje nga burgu, duke iu drejtuar besimtarëve dhe qytetarëve përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Në mesazhin e tij, Veliaj thekson se vigjilja e festave është një kujtesë se drita triumfon gjithmonë mbi errësirën dhe se shpresa mund të lindë edhe në momentet më të vështira. Ai bën thirrje për më shumë dashuri, mirëkuptim dhe besim mes njerëzve, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit për të përballuar sfidat. Kryebashkiaku shprehet se shpresa duhet mbajtur gjallë, pasi, sipas tij, kur njerëzit janë bashkë, çdo vështirësi mund të shndërrohet në një mundësi. Në urimin e tij, Veliaj dëshiron që çdo familje të ndiejë ngrohtësinë e bashkimit, çdo zemër të mbushet me paqe dhe që...