Veliaj u la në burg/ Avokatja: Kryebashkiaku kërkon të njihet me provat e akuzës

Veliaj u la në burg/ Avokatja: Kryebashkiaku kërkon të njihet me provat e akuzës

Avokatja e caktuar e kryebashkiakut Erion Veliaj, Valentina Teodoresku ka folur pas vendimit të Apelit të GJKKO-së që rrëzoi kërkesën e kryebashkiakut për zbutje të masës së sigurisë dhe vijon të lihet në burg. Avokatja theksoi se gjatë seancës janë paraqitur të njëjtat prova nga akuza, për të cilat Veliaj ka kërkuar që të njihej me këto kërkesa. “Veliaj kërkoi të njihej me provat e akuzës. Akuza kishte sjellë po të njëjtat, asnjë provë të re. Në dijeni time nga data 2 shkurt deri më tani janë po të njëjtat. Kishin sjellë dhe një proces verbal të pavlerë”. E pyetur se si e argumentuan prokurorët kerkesën për ndryshim të masës së sigurisë, Teodoresku tha se: “ Ata e argumentuan se çështja nuk ka ndryshuar, është...