Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen
Në seancën e sotme për masën e sigurisë, Erion Veliaj është paraqitur pa avokat të zgjedhur, duke u mbrojtur personalisht në kërkesën për zëvendësimin e masës “arrest në burg”. Veliaj ka refuzuar avokaten e caktuar kryesisht nga gjykata dhe ka kundërshtuar çdo formë mbrojtjeje të realizuar prej saj, duke argumentuar se ajo nuk ka njohje reale mbi dosjen penale dhe se një përfaqësim i tillë është në kundërshtim të plotë me interesat dhe strategjinë e tij të mbrojtjes dhe nuk përfaqëson vullnetin e tij. Sipas Veliajt, e drejta për mbrojtje nuk mund të reduktohet në një prani formale avokati, por kërkon njohje efektive të provave dhe aftësi reale për t’i kundërshtuar ato. Ai ka bërë të ditur se të premten ka testuar profesionalisht avokaten e...
Burimi:
ntv.al