Veliaj përplas SPAK në Kushtetuese: Paraburgimi pa afat, sulm ndaj demokracisë

Veliaj përplas SPAK në Kushtetuese: Paraburgimi pa afat, sulm ndaj demokracisë

Mbrojtja e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka depozituar në Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë kundërshtimet ndaj prapësimeve të paraqitura nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) lidhur me masën e sigurimit ndaj tij. Në dokumentin e dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese, mbrojtja e Veliajt kundërshton argumentet e paraqitura nga prokuroria, duke i cilësuar ato problematike për shtetin e së drejtës dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Sipas mbrojtjes, në prapësimet e saj prokuroria argumenton se vetë autoriteti i një të zgjedhuri vendor mund të përbëjë rrezik për hetimin penal. Në dokument theksohet se prokuroria shprehet se edhe pa ndërhyrje të drejtpërdrejtë, autoriteti i rikthyer i një zyrtari mund të krijojë presion mbi vartësit dhe të ndikojë në lirinë e dëshmisë së...