“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

“Veliaj paguan avokat amerikanë për t’u mbrojtur prej tyre”, zbardhet audio e akuzave të Altin Dumanit dhe Olsi Dados para gjykatëses

Në seancën e datës 1 shkurt në GJKKO, ku u shqyrtua kërkesa e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, për zëvendësimin e masës së arrestit me burg, është shënuar një tjetër ngjarje e shëmtuar me drejtësinë e re shqiptare. Nga një pjesë e regjistrimit audio të seancës në fjalë, e siguruar nga mbrojtësit e Veliajt, zbulohet se si në sallën e gjyqit ish drejtuesi i SPAK, Altin Dumani kërkon që të përjashtojë nga ushtrimi i të drejtave kushtetuese jo vetëm kryebashkiakun Veliaj, por edhe mbrojtësit e tij. Në audion e siguruar nga mbrojtësit e Veliaj, Dumani dëgjohet të thotë: “I pandehuri ka pajtuar edhe një studio jo shqiptare, ka paguar, është paguar një këst të paktën 300.000 dollarë për mbrojtjen ndërkombëtarisht të tij. Mund...