‘Vdekje Ajatollahëve’/ Berisha ‘godet’ diktatorin e Iranit: Pushteti i krimit po bie, revolucioni i opozitës në prag triumfi!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar në rrjete sociale në mbështetje të revolucionit demokratik të opozitës dhe popullit iranian, pas protestave që kanë ‘shpërthyer’ në gjithë vendin. Në mesazhin e tij, Berisha shprehet se revolucioni iranian po ecën drejt fitores vendimtare, ndërsa diktatura e Ajetullahëve obskurantistë ndodhet në grahmat e fundit. Ai dënon ashpër masakrat dhe barbaritë e regjimit ndaj kryengritësve paqësorë dhe thekson se vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit. “Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të...
Burimi:
javanews.al