Vazhdon përplasja/ Rama i përgjigjet Blendi Fevziut: The një gënjeshtër me 7 bishta

Vazhdon përplasja/ Rama i përgjigjet Blendi Fevziut: The një gënjeshtër me 7 bishta

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish ashpër gazetarit Blendi Fevziu për i cili akuzoi kabinetin qeveritar për udhëtime private jashtë vendit gjatë fundjavave, ndërkohë që në media shfaqen pamje të regjistruara inspektimesh.Kryeministri në një postim të radhës, shkruan se gazetari Fevziu paska gënjyer dhe nuk ka publikuar asnjë fakt që tregon se ministrat gjatë të shtunave e të dielave janë nëpër udhëtime dhe publikojnë infektime sikur janë në punë. Kryeministri thotë se ajo ishte një shpifje dhe se gazetari duhej t’i kërkonte ndjesë publikut për gënjeshtrën me 7 bishta.Rama ndalet edhe tek përmbytjet dhe çështja Balluku. “Dhe për të shpjeguar çudinë e vet, ai tha se gjëra më të mëdha duhet të merrnin vëmendjen time, duke filluar nga “1/3 e Shqipërisë nën ujë” –...