Vasili: Shteti përdor ‘maskarenj’ pa uniformë, policia është kthyer në organizatë kriminale
Në një analizë të situatës pas protestës së opozitës, ish-deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka lëshuar akuza të rënda ndaj Policisë së Shtetit dhe qeverisë, duke e cilësuar reagimin e forcave të rendit si tërësisht të paligjshëm dhe të diktuar nga frika e kryeministrit Edi Rama. Vasili denoncoi një fenomen edhe më të rëndë: përdorimin e individëve të paidentifikuar, me maska dhe xhupa të zinj, të cilët veprojnë si grupe paraushtarake për të rrëmbyer dhe dhunuar protestues. Sipas tij, protesta ishte madhështore dhe paqësore, por përballë saj u vu një polici që nuk vepron sipas ligjit apo proporcionalitetit, por “vetëm e vetëm sipas shkallës së frikës së Edi Ramës”. Ai e quajti kryeministrin një “frikacak të noterizuar”, duke argumentuar se sa më i...
Burimi:
ntv.al