Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Vangjeli: PS mori vendimin e duhur për Ballukun, por në kohën e gabuar

Analisti Lorenc Vangjeli e ka konsideruar të vonuar vendimin e Partisë Socialiste për zv.kryeministren Belinda Balluku, për të mos i hapur rrugë heqjes së imunitetit. Ai u shpreh se, sipas tij, vendimi ishte i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuara. “Dje u mor vendimi i duhur, por në kohën dhe me mjetet e gabuar. Sepse nëse do të ishte po kjo linjë arsyetimi në rastin e një zv.kryeministre tjetër, flas si gjykim në parlament për një ish-kryeministër dhe ish-president, duke bërë një diferencë nëse do ta gjykosh politikisht mbi këtë histori, nuk mund ta gjykosh përfaqësinë apo pafajësinë, por për procedurën në të cilën ndërtohet historia e betejës së pritshme ligjore”, tha Vangjeli. Vangjeli: Askush nga partitë politike nuk e ka seriozisht...