Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Vangjeli: Për kryebashkiakun e Tiranës dhjetëra forca sigurie, për Ndocin vetëm 5 efektivë. Shkelje e rëndë e protokolleve

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar si shkelje të rëndë të protokolleve të sigurisë arratisjen e të dënuarit Altin Ndoci nga spitali i burgut në Durrës. Në emisionin “Trialog”, Vangjeli solli si shembull rastin e kryebashkiakut në detyrë të Tiranës, Erion Veliaj, duke ilustruar, sipas tij, diferencën e theksuar në masat e sigurisë. “Është aksion në të gjithë botën që i burgosuri kërkon të arratiset, ndërsa gardiani tenton ta mbajë. Deri këtu jemi në normalitetin që e ndeshim herë pas here. Sjell një shembull ku e përbashkëta e tyre është që janë shkelur protokollet e sigurisë. Në këtë rast bëjmë një krahasim me një paraburgosur, që klasifikohet me rrezikshmëri standarde, që është kryetari aktual i bashkisë në detyrë, i cili për një ndërhyrje mjekësore kishte...