Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Vangjeli: Opozita gaboi me djegien e mandateve, ishte “atentat kamikaz” ndaj vetes
Analisti Lorenc Vangjeli ka analizuar pasojat e djegies së mandateve të opozitës në vitin 2019, duke theksuar se ky veprim gabim i opozitës e garantoi fitoren e Edi Ramës jo vetëm për mandatin e tretë, por edhe për mandatin e katërt. Në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli theksoi se djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve lokale nga opozita në 2019 ishte një “gabim kriminal” që tronditi sistemin politik shqiptar dhe e bëri të vështirë për opozitën të rikuperohej. “Shqipëri vijon të jetë në një krizë të vazhdueshme zgjedhore, në kuptimin se humbësi nuk njeh rezultatin ndërkohë që fituesi ka vështirësi të përkohshme për të administruar fitoren. Shqipëria humbi një nga shanset periodike të saj për të zhvilluar zgjedhjet, që të ishin të pakontestuara nga...