Vangjeli: “Neni Basha” nuk vlen për Berishën, dy partitë e mëdha vuajnë nga një simetri dëshpëruese
Gara e brendshme për drejtimin e Partisë Demokratike, e cila pritet të kulmojë më 23 maj, është komentuar në emisionin “Trialog” në RTSH, edhe nga analisti Lorenc Vangjeli. Ai ka bërë një skaner të situatës brenda PD-së, duke e krahasuar atë me modelin e lidershipit në Partinë Socialiste. Në qendër të analizës ishte statusi i Sali Berishës në raport me rregullat e brendshme të partisë. Vangjeli solli në vëmendje dispozitën statutore të PD-së—të njohur ndryshe si “Neni Basha”—i cili sanksionon largimin e kryetarit në rast të humbjes së zgjedhjeve. Sipas analistit, ky rregull është kthyer në një fiksion politik kur bëhet fjalë për liderin historik. “Ky nen duket qartë se nuk vlen për Berishën. Në momentin që u votua, naivët dhe karrieristët në PD ishin...
Burimi:
javanews.al