Vangjeli: Në PD riciklohen të njëjtët njerëz edhe pas 13 vitesh. Sulmet ndaj SPAK, gabim strategjik
Analisti Lorenc Vangjeli ka kritikuar Partinë Demokratike gjatë debatit televiziv me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, në studion e emisionit “Trialog” të moderuar nga Alba Alishani në RTSH 1. Gjatë diskutimit, Vangjeli theksoi se ndryshe nga mazhoranca, e cila sipas tij ka bërë ndryshime të vazhdueshme në strukturat drejtuese përgjatë 13 viteve në pushtet, në Partinë Demokratike vijojnë të dominojnë të njëjtët emra. Ai shtoi se shumë prej figurave aktuale të opozitës kanë qenë më parë në role dytësore dhe sot vijojnë të riciklohen pa sjellë risi në skenën politike. “Një gabim strategjik i jashtëzakonshëm për motive egoiste dhe ndoshta edhe të tjera, ju keni patur një stinë shumë të gjatë armiqësie me SPAK dhe ky është mëkat strategjik. Pse vazhdon të qëndrojë...
Burimi:
javanews.al