Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

Vangjeli: Mund të ketë rikompozim të qeverisë “Rama“

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se kërkesa e opozitës për një qeveri teknike është e pavend, pasi sipas tij, “qeveria aktuale është e tillë në thelb“. I ftuar në emisionin “Trialog” të gazetares Alba Alishani në RTSH, Vangjeli argumentoi se Kryeministri Edi Rama e ka zhveshur kabinetin nga figurat politike prej vitesh. “Nuk është qeveria e sotme një qeveri politike, por është thellësisht teknike,” u shpreh Vangjeli. Ai solli në vëmendje largimet e vitit 2017 dhe pastrimin final të vitit 2019, kur sipas tij, “u largua i fundit që kishte mbetur në PS me stof politik”. Për këtë arsye, ai e cilëson kërkesën e opozitës si të pavend: “Nuk mund të kërkosh një gjë që e ke.” Pavarësisht se qeveria gëzon numrat në parlament, Vangjeli paralajmëroi lëvizje. “Mund të...