Vangjeli kundër burgut për parkim të gabuar: Në Evropë të heqin patentën, nuk të arrestojnë
Tërheqja e përkohshme nga miratimi me procedurë të përshpejtuar i draftit të ri të Kodit Penal është cilësuar si një lajm i mirë dhe një moment reflektimi nga analisti Lorenc Vangjeli. I ftuar në emisionin “Trialog” në RTSH, Vangjeli argumentoi se nxitimi për të kaluar një kod kaq voluminoz dhe të ngarkuar mund të kishte pasoja të rënda për qytetarët, duke e kthyer ligjin nga një instrument drejtësie në një “kurth”. Sipas analistit, drafti i propozuar vuante nga një mbingarkesë nenesh, gjë që sipas tij rrezikonte ta delegjitimonte atë që në nisje. “Kemi shpëtuar nga diçka që mund të ishte shumë herë më e rëndë. Kodi nuk mund të jetë kaq i ngarkuar. Ai duhet të jetë i qartë, gjithëpërfshirës dhe lehtësisht i kuptueshëm,” u...
Burimi:
javanews.al