Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

Vangjeli: 2025, vit ndëshkimi, ende jo drejtësie, jemi larg

Analisti Lorenc Vangjeli e ka cilësuar vitin 2025 si vitin e ndëshkimit, por jo të drejtësisë. Në emisionin “Trialog” në RTSH, ai komentoi arritjet e sistemit të drejtësisë, duke theksuar se pavarësisht zhvillimeve, vendi mbetet ende larg garantimit të drejtësisë së plotë. “Është vit ndëshkimi, por ende jo vit drejtësie. Ka shumë akuza, fillimisht kanë qenë publike, politike, tani janë certifikuar edhe nga akuza  publike si të tilla, por mbetet të verifikohen në gjykatë. Ajo që mund të thuhet padyshim është që pandëshkueshmëria është një mit që i përket së shkuarës, por dhënia e drejtësisë është ende larg”, tha ai. Vangjeli nënvizoi se qytetari i zakonshëm shqiptar e ka edhe më të vështirë rrugën drejt drejtësisë, ndërsa për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit...