Vakanca në Kushtetuese që solli për barazimin në vota për Ballukun/ Vendi i Elsa Toskës bosh prej 17 muajsh
Barazimi 4-4 në Gjykatën Kushtetuese për pezullimin e Belinda Ballukut, që krijoi më shumë amulli sesa sqaroi, do të ishte shmangur nëse në institucionin që “thotë fjalën e fundit” në vend, një vakancë do të ishte plotësuar në kohën e duhur. Që prej shtatorit të vitit 2024, kur ish anëtarja Elsa Toska dha dorëheqje të menjëhershme, Kushtetuesja nuk e ka pasur të plotë trupën prej 9 anëtarësh, e domosdoshme për të bërë të mundur gjithnjë një vendimmarrje e për të shmangur barazimin, si në rastin fundit të çështjes Balluku. Por pse ka zgjatur plot 17 muaj procedura për zëvendësimin e Elsa Toskës, që duket ende larg plotësimit?! Kur gjyqtarja kushtetuese dha dorëheqjen papritur, pakkush e kishte menduar se zëvendësimi i saj do t’i hapte rrugë...
Burimi:
javanews.al