“Vajmedet e pikë e zezë”/ Protestat me molotov të opozitës kundër qeverisë, Rama: Plaku i lajthitur fërkon duart

“Vajmedet e pikë e zezë”/ Protestat me molotov të opozitës kundër qeverisë, Rama: Plaku i lajthitur fërkon duart

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me protestën e opozitës, duke thënë se është e vetmja parti parlamentare që ka në programin e saj dhunën. Në podkastin e tij flasim, kreu i qeverisë i quajti protestuesit e dhunshëm të opozitës si mercenarë të paguar, duke thënë se tubimet e PD janë “si jashtëderdhje në rrugë të plakut të lajthitur”. Rama theksoi se PD nuk ka mision, “vajmedet e pikë e zezë”, u shpreh kryeministri. “Mercenarët u shfaqën përsëri, duke hedhur bomba artizanale duke u përgatitur nga ndjesë pastë PD dhe duke plagosur punonjës policie, deri në shkaktimin e plagëve nga djegia. Këto farë protestash janë si jashtëderdhje në rrugë e plakut të lajthitur”, tha ndër të tjera Rama.