“Ushqen narrative të rrezikshme”/ Berisha ‘nxin’ imazhin e Shqipërisë, analisti: Duhet të ndryshojë qasje dhe kauzë

“Ushqen narrative të rrezikshme”/ Berisha ‘nxin’ imazhin e Shqipërisë, analisti: Duhet të ndryshojë qasje dhe kauzë

Analisti Albatros Rexhaj tha të enjten se etiketimi i Shqipërisë si “narkoshtet” nga Sali Berisha është një autogol politik dhe kombëtar, që dëmton imazhin e vendit jashtë kufijve dhe dobëson vetë opozitën. “Është një autogol kombëtar, sepse do të duhej të ishte një parim që ‘çfarëdo që të kemi me njëri tjetrin, ajo nuk duhet t’i faturohet Shqipërisë’ dhe t’i krijojë një imazh të keq. Berisha del në Parlamentin Europian dhe flet për narko shtet duke ndërtuar një kauzë shumë të keqe për Shqipërinë. Sali Berisha po krijon një hije të keqe te ndërkombëtarët” tha ai në një interviste në studio. Rexhaj theksoi se fjalët e Sali Berishës ushqejnë narrativa të rrezikshme që përdoren prej vitesh nga qarqe serbe dhe ruse kundër shqiptarëve. Ai nënvizoi...