Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Urdhri i Prefektit të Tiranës/ Nis aksioni i pastrimit të plazheve në prag të sezonit turistik

Në prag të sezonit turistik, ka nisur zyrtarisht aksioni për pastrimin e plazheve, në bazë të urdhrit të Prefektit të Qarkut Tiranë, Shkëlqim Hajdari,. Në aksionin e gjerë të pastrimit në zonën e plazhit të Vilë-Bashtovës, i organizuar nga prefekti Shkëlqim Hajdari, ishin pjesëmarrës rreth 300 persona, me pjesëmarrjen e Kryetarit të Bashkisë Rrogozhinë, z.Andi Proshka dhe administratës, strukturave ushtarake dhe maturantet e 2 gjimnazeve te Gosës dhe Rrogozhinës. Forcat e ushtrisë u angazhuan me 5 mjete të rënda duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në pastrimin dhe rehabilitimin e zonës. Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari tha se ky bashkëpunim i gjerë institucional dhe komunitar synon jo vetëm pastrimin e zonës, por edhe transformimin e saj në një plazh publike të denjë për qytetarët e...