“Unë bëra burg se denoncova krimin”- Salianji pas deklaratave të Nokës: PD e ka problem të jetë e besueshme, për shkak të këtyre akuzave të pafaktuara
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, është shprehur se një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme, është sepse nuk krijon epërsi morale dhe sepse bën akuza të pafaktuara. Komentet Salianji i bëri në emisionin ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku hodhi poshtë akuzat kryedemokratit Sali Berisha dhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, për lidhje me botën e krimit. Salianji tha gjithashtu se ai ka qenë ndër denoncuesit kryesorë të krimit të organizuar në PD dhe shtoi se ka bërë burg për arsye se ka denoncuar një grup kriminal. “Një nga arsyet pse PD e ka problem të jetë e besueshme është sepse nuk krijon epërsi morale, e dyta sepse nuk duhet të thotë...
Burimi:
javanews.al