Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme
Një akt me pasoja të rrezikshme, e ka cilësuar ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, vendimin e gjykatës për zbutjen e dënimit për autorin e vrasjes së oficerit të policisë në Fier, Novruz Cenalia. Në një postim në rrjetet sociale, ministri shprehet se ky vendim cenon jo vetëm emrin dhe sakrificat e punonjësve të policisë, por kërcënon edhe rendin ligjor dhe vetë shtetin. Megjithëse nuk është njohur me arsyetimin e plotë të trupës gjyqësore, ministri thekson se masa e dhënë është tejet e butë në raport me krimin e kryer dhe thellësisht shqetësuese. “Vendimi për zbutjen e dënimit ndaj autorit të vrasjes së një punonjësi të Policisë së Shtetit është thellësisht shqetësues. Edhe pse nuk jemi njohur ende me arsyetimin e plotë, vrasja e...
Burimi:
javanews.al