Ulja e akcizës me 20%/ Çmimi i naftës, Rama: Do mbetet në fuqi deri në stabilizimin e plotë të situatës
Kryeministri Edi Rama njoftoi sot hyrjen në fuqi të aktit normativ për uljen e akcizës së naftës. Sipas vendimit, akciza do të ulet me 20% sapo çmimi i naftës të kalojë 220 lekë për litër dhe ai i benzinës 200 lekë për litër. Në podkastin e tij ‘Flasim’, Rama theksoi se masa synon të mbrojë qytetarët nga ndikimet e paqëndrueshme të tregjeve ndërkombëtare, pa rrezikuar stabilitetin e financave publike. Vendimi do të monitorohet nga Bordi i Transparencës, duke garantuar kontroll dhe zbatim të drejtë të masës. “Këtë javë kemi miratuar edhe aktin e premtuar normativ për uljen e akcizës së naftës, në momentin kur nafta, si pasojë e impaktit të luftës mbi tregjet ndërkombëtare, të kalojë limitin e 220 lekëve. Pra, ulja e akcizës me...
Burimi:
javanews.al