Ulërimat me Ambrozian/ Ç’ndodhi në kryeministri pasi u fikën kamerat
Ulërimat me Ambrozian/ Ç’ndodhi në kryeministri pasi u fikën kamerat Kryeministri i zuri pritë gazetares Ambrozia Meta në korridoret e kryeminstrisë për t’u shfryrë në ulërima, pas debatit që patën në konferencë Në momentet e tensionit me Ambrozia Metën në sallën e konferencave në kryeministri, shumëkujt mund t’i ketë bërë përshtypje se si shefi i qeverisë Edi Rama u tregua më i përmbajtur se zakonisht përballë gazetares; nuk pati shpërthime nevrastenike dhe as nuk e baltosi personalisht atë. Ndërsa sulmonte televizionin Syri Tv me akuzat për pastrim parash dhe deformonte emrin e drejtuesit të televizionit, Çim Peka, Rama ishte i kursyer me vetë gazetaren, duke iu lutur vazhdimisht që ajo të ndalej dhe ta lejonte të fliste. “Do më lësh të flas deri në fund?”...
Burimi:
sot.com.al