Udhëtimi me helikopter/ Rama: Po shoqëroja disa investitorë, ligësi e madhe t’ia faturosh qeverisë bllokimin e rrugës në Librazhd

Udhëtimi me helikopter/ Rama: Po shoqëroja disa investitorë, ligësi e madhe t’ia faturosh qeverisë bllokimin e rrugës në Librazhd

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzës së bërë nga Sali Berisha, i cili tha se “fluturon në Korçë me helikopter pasi u shembën akset”. Në një postim në X Rama ka postuar dy foto nga helikopteri, duke thënë se jo vetëm në Korçë por edhe drejt Vlorës ka udhëtuar, pasi ka shoqëruar një grup investitorësh. “Ata vijnë nga Rinasi në Korçë e pastaj në Vlorë me helikopterin e tyre, ndërsa ne do të përdorim helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit, e në këtë rast i shërben edhe një pune tjetër të mirë njëkohësisht”, shkruan ndër të tjera Rama. Sipas Ramës, është “ligësi t’ia faturosh qeverisë problemet me aksin...