U ul në fund të mbledhjes si hakmarrje se ju bashkua Salianjit? Përgjigjet Alimehmeti
Anëtari i Këshillit Bashkiak të Partisë Demokratike Ilir Alimehmeti, në një intervistë për Klan News, komentoi fillimisht protestën kombëtare të Partisë Demokratike. Alimehmeti u shpreh se protesta që organizoi Partia Demokratike është zhvillim kombëtar. Sipas tij, çdo forcë politike në vend duhet të jetë kundër Edi Ramës. “Protesta është zhvillim kombëtar. Kjo, sepse këtu çdo forcë politike duhet të bëhet bashkë, kundër rrëzimit të Edi Ramës. Një orë e më parë duhet rrëzuar. Pastaj çdo parti politike bën kalkulimet e veta, çdokush dëshiron që të arrijë rezultat sa më optimal. Protestat ishin tepër të nevojshme”, tha Alimehmeti. Moderatori Besard Jaçaj e pyeti Alimehmetin në lidhje me një fotografi të tij nga mbledhja e Këshillit Kombëtar, ku shihet ai duke qëndruar në fund. Ai e pyeti Alimehmetin...
Burimi:
javanews.al