U shkarkuan si ministra, Spiropali dhe Vengu votohen si anëtarë në Komisionet Parlamentare, vendet që morën
Mes kaosit në Kuvend pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Ballukut, Elisa Spiropali dhe Pirro Vengu u votuan si anëtarë në Komisionet Parlamentare. Emërimi i tyre, përkatësisht i Spiropalit si anëtare në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen dhe i Vengut si anëtar i Komisionit për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm, u realizua me një votim të vetëm me 80 vota pro. Vengu u emërua edhe si anëtar zëvendësues për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjen, ku mori 79 vota.
Burimi:
vizionplus.tv