U rrëzua kërkesa e SPAK për Ballukun/ Bardhi: Kundra drejtësisë dhe kundra shqiptarëve
Ka ardhur dhe reagimi i kreu të Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi këtë enjte lidhur me votimin e refuzimit të kerkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut. Bardhi ka thënë se rrëzimi i kryer nga mazhoranca për kërkesën e SPAK është për të mbrojtur Edi Ramën. Reagimi i Gazment Bardhit: Prej sot, mazhoranca e Edi Ramës është zyrtarisht kërcënim për pavarësinë e sistemit të drejtësisë dhe integrimit europian të Shqipërisë. Ata votuan sot kundër SPAK-ut për një arsye të vetme: për të mbrojtur Edi Ramën dhe për t’i vendosur drejtësisë vijën e kuqe se deri ku lejohet të hetojë. Për 10 vjet Edi Rama u tha shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë se askush nuk është mbi ligjin, por sot provoi të kundërtën....
Burimi:
ntv.al