“U mbaroi buka, po hanë veten e vet”, Kalaja: Ju tregoj rrugën tjetër që po shembet
Ish-kandidati i PD, Aulon Kalaja, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj, u shpreh se sot Shqipëria nuk duhet mbajtur peng me emra njerëzish, por duhet të flitet për problemet e mëdha që ka vendi. Sipas tij, çështja Balluku duhet të kishte marrë fund dhe sot duhet të flitej për bllokimin e juglindjes, ndërsa paralajmëroi se një tjetër rrugë po shembet. “Sot nuk po flasim për bllokimin e juglindjes. E dini apo jo që sot 12 njerëz nuk e bënë dializën. Unë mendoj se atë helikopterin që përdor kryeministri duhet ta përdorin këta. Po ashtu kemi shtetas turq që po flenë në kamione, u ka mbaruar ushqimi, po hanë veten. Një tjetër rrugë po shembet”, tha Kalaja.
Burimi:
vizionplus.tv