“U kthye te Vila e Diktatorit, babait të tij politik“/ Këlliçi: Njerëzit e tij të infiltruar, nxitën flakën mbrëmë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas vizitës së kryeministrit Edi Rama tek vila e diktatorit Enver Hoxha. Këlliçi e cilëson këtë vizitë si një “kthim dy herë në vendin e krimit”, duke lidhur të shkuarën historike me ngjarjet e fundit, ku sipas tij metodat tinzare të Ramës dhe njerëzit e tij të infiltruar në protestë nxitën flakën mbrëmë. Në një postim në FB, Këlliçi akuzon kryeministrin për manipulim dhe sulm ndaj protestuesve, ndërsa thekson se qytetarët dhe demokratët që protestojnë po ruajnë nderin e vendit përballë korrupsionit. Reagimi i plotë i Belind Këlliçit: Rama në vilën e diktatorit, si kthim 2 herë në vendin e krimit! Edi Rama u shfaq sot tek Vila e Diktatorit, babait të tij politik Enver Hoxha, si...
Burimi:
sot.com.al