“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

“U ktheve me premtimin për fundin e kryetarokracisë, por…”, i riu i FRPD “thumbon” Berishën nga Lezha

Ish-deputeti Ervin Salianji ka vijuar turin e takimeve me bazën e mbështetësve të Partisë Demokratike, duke u ndalur ditën e sotme në qytetin e Lezhës, ku u zhvillua një takim me strukturat dhe aktivistët e PD-së. Fjalimin hapës në këtë takim e mbajti Arbër Kola, anëtar i Kryesisë së Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD). Në fjalën e tij, Kola foli për angazhimin e tij politik dhe për akuzat që, sipas tij, i janë bërë për shkak të pozicionimeve të tij brenda partisë. Ai theksoi se është aktivist dhe anëtar i PD-së, duke mohuar zërat që e kanë quajtur “të shitur” apo “të blerë” dhe në shërbim të kryeministrit Edi Rama. “Unë jo vetëm që jam demokrat, por jam edhe biri i një prej themeluesve...