“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) tha përmes një njoftimi se bllokimi i përkohshëm i Tunelit të Llogarasë gjatë ditës së sotme është kryer në kuadër të masave të sigurisë për punimet që po zhvillohen në rrugët lidhëse të tunelit. Sipas ARRSH, u krye një shpërthim i planifikuar në orën 12:30 ku rruga u bllokua për rreth 20 minuta dhe pas përfundimit, qarkullimi vijoi normalisht. ARRSH sqaron se punimet janë pjesë e segmentit rrugor të rrugëve lidhëse me Tunelin e Llogarasë. Përmes kësaj, synohet rehabilitimi rrugës ekzistuese në një gjatësi prej rreth 1 km nga dalja e tunelit në anën e Palasës deri në kryqëzimin me rrugën e re Palasë–Dhërmi. ARRSH thotë se është e domosdoshme përdorimi i shpërthimeve me sasi të vogla eksplozivi gjatë procesit të...