Tymi i zi mbulon superstradën Lezhë–Milot/ Deputeti Gjin Gjoni, denoncon masakrën mjedisore
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka denoncuar përmes një videoje masakrën mjedisore në superstradën Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Lumi Mat. Sipas tij, kjo është pamja e pasdites së kësaj të shtune, ku shtellunga të dendura tymi të zi kanë mbuluar rrugën, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe duke krijuar rrezik për drejtuesit e mjeteve. Shkak i situatës është djegia e gomave të përdorura, të cilat hidhen pranë brigjeve të lumit dhe më pas u vihet flaka, duke përhapur ndotje të rëndë në të gjithë zonën. Reagimi i plotë i Gjin Gjonit: Kjo është pamja pasditen e kësaj të shtune në superstradën Lezhë–Milot, pranë urës mbi lumin Mat, ku shtellunga të dendura tymi të zi kane mbuluar rrugën dhe vështirësuar qarkullimin e automjeteve. Shkak...
Burimi:
sot.com.al