“Ty e ministrave do tu merret çdo pasuri”, Berisha në foltoren e PD: Pas 35 viteve, përdore mandatet e krimit si…
Nga sheshi para Kryeministrisë, Berisha ka lëshuar akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, duke e akuzuar për shpërdorim pushteti dhe përvetësim të pasurive publike. Në deklaratën e tij, Berisha u shpreh se Rama po përdor mandatet politike “si mburojë për të vjedhur shqiptarët”, ndërsa paralajmëroi se çdo pasuri e vënë në mënyrë të paligjshme, sipas tij, do t’u merret. “Edi Rama, yt atë xhelati Kristaq Rama, daja yt xhelati Spiro Koleka, 35 vite më parë bënin thirrje tanket studentëve, kurse ti pas 35 viteve përdore mandatet e krimit si mburojë për të vjedhë shqiptarët. Ata e bënin për pushtetin e tyre të krimit, ti e bëre për pushtetin tënd të krimit. Ata i zvarritën, ty do të zvarritin,” – deklaroi Berisha. Ai shtoi...
Burimi:
sot.com.al